Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Ikja e Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, Presidenti Meta mesazh ngushëllimi: Shembull i intelektualit dhe qytetar model i Shkodrës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta shkruan një mesazh ngushëlllimi për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, artistit të njohur shkodran Kujtim Alija. Ky i fundit u nda nga jeta sot, në moshën 60 vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

“… shembull i intelektualit dhe qytetar model të Shkodrës, humbja e tij le pas shumë dhembje”, shkruan Meta ndër të tjera.

Shkruan Presidenti Meta:

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë.

Personalitet i shquar i muzikës shqiptare, dirigjent virtuoz, edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë gjeneratave me vlerat e artit dhe kulturës kombëtare, zbulues i talenteve të rralla që do shkëlqenin në skenat vendase dhe botërore, shembull i intelektualit dhe qytetar model të Shkodrës, humbja e tij le pas shumë dhembje.

Ngushëllime familjes, komunitetit të dashur shkodran, artistëve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë.

Të prehet në paqen e merituar!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img