Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
24 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ikja e mjekut Kalo nga Komiteti, flet Brataj: Nuk ka ndërhyrje nga politika, Ramën vetëm dy herë e kemi parë, ministren rrallë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1ea09cf8b68a62842000440f226f0946

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, thotë se politika nuk ka ndërhyrë apo nuk i ka imponuar ndonjë vendim Komitetit Teknik të Ekspertëve, për Covid-19.

I pyetur për ikjen e mjekut Tritan Kalo, i cili mëngjesin e sotëm deklaroi shkëputjen nga ky Komitet, Brataj tha se ata nuk paguhen për pjesëmarrjen në atë organ. “Është një organ këshillues. Është falas, ne shkojmë aty në çdo orë të ditës ose të natës. Veç përgjegjësive s’ka asgjë tjetër”, tha ai.

Kreu i Urgjencës, njëherësh anëtar i Komitetit, tha se edhe Rama ka qenë prezent në dy takime që janë bërë online.

“Në mbledhjet e Komitetit, dy herë ka qenë prenzeca e kryeministrit. Dhe kjo online. Dhe ministren e kemi parë shumë rrallë. Ne koordinohemi me kryetaren që është zv.ministrja. Nuk ka asnjë imponim, asnjë supozim, që të thonë do bëhet kështu.

Ka mjekë që janë reshtuar në politikë, dhe shumë mirë bëjnë, por nuk mund të bësh skanerin e mushkërive dhe t’ia çosh partisë, çoje te imazheristi. Personalisht, mua më vejn keq që s’do e jap më kontributin se është ndër profesionistët më të mirë”, u shpreh ai, në Neës 24.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img