Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ikja e mjekut Husi, Meta mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët! Qeveria të marrë masa efektive kundër Covid

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

19f307cc8e444ffc3dd1d17d9313b4fb

Presidenti Ilir Meta shkruan një mesazh ngushëllimi për ikjen e parakohshme të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 50 vjeçare. Prej ditësh ai kurohej në Stamboll pasi ishte prekur nga Covid-19.

“Shumë trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Gerond Husit, profesionist i shkëlqyer dhe personalitet i shquar i mjekësisë shqiptare, i cili e humbi betejën me #COVID19.

Përherë pranë pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, ku spikati për përkushtimin dhe humanizmin, kjo është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e mantelbardhëve, që krijon një boshllëk të madh në ndihmën e kualifikuar ndaj të sëmurëve, për shkak edhe të humbjes së shumë mjekëve të tjerë të nderuar që kjo pandemi e rrezikshme i ndau prej nesh”, shkruan Meta.

Më tej, presidenti i bën thirrje qeverisë që të marrë masa efektive për të mbrojtur mjekët.

“Me forcë përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të marrë të gjitha masat efektive, pa kursyer asgjë, për të garantuar mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së të gjithë mjekëve të angazhuar në vijën e parë kundër #COVID19.

Investimi i duhur në këtë drejtim shkon edhe për shëndetin e qytetarëve, të cilët presin shumë nga puna dhe përkushtimi i mjekëve, në këto kohë të vështira.

Familjes Husi, kolegëve dhe miqve të tij ju shpreh gushëllimet më të ndjera, për këtë humbje të rëndë, që kërkon reflektim të thellë. I paharruar kujtimi i Dr.Gerit! Të prehet në paqen e merituar”, përmbyll Presidenti Ilir Meta.

Më shumë

spot_img
spot_img