Hapësire reklamuese

Politikë

Ikja e mjekëve në Gjermani, Scholz: Duhet të rriten standardet e jetesës, ata do të kthehen sërish në vendin e tyre

Shkruar nga Newsbomb
Ikja e mjekëve në Gjermani, Scholz: Duhet të rriten standardet e

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në procesin e Berlinit, foli edhe në lidhje me emigrimin e të rinjve.  Scholz u shpreh se lëvizja e lirë për qëllime punësimi është një koncept i mirë për të gjithë unionin.

Scholz pranoi se këta profesionistë e të rinj kthehen në vendet e tyre dhe kontribuojnë me përvojën që kanë marrë, teksa mori si shembull edhe Gjermaninë duke thënë se prej 15 vitesh të shumtë janë ata gjermanë që punojnë jashtë vendit.

"Sa i përket lirisë së lëvizjes është një nga avantazhet më të mëdha të BE. Duhet të pranohet një koncept për njerëzit.

Nuk ka të bëjë në lëvizjen në disa vende. Është e thjeshtë për të rinjtë që të punojnë në një vend tjetër dhe më pas të kthehen në vendin e tyre. Lëvizja e lirë për qëllim punësimin është një e mirë.

Rrjedhja e trurit është problem dhe shihni që shumica e tyre kthehen më vonë. Do të shihni edhe shumë gjermanë që ikin të punojnë, ndonjëherë kthehen dhe ndonjëherë jo. Përgjigja e vetme që të mbajmë njerëzit në vende është shpresa.

Duke pasur parasysh edhe aspekte të ndryshme, natyrisht që kjo gjë vlen edhe për ato vende që janë nëtare të BE po shikoni që shumica që ikin ata të kthehen dhe vendi përfiton nga përvojat që ata kanë përfituar.

Po të shikoni ka gjermanë që ka 10-15  vite që punojnë jashtë Gjermanisë dhe ndonjëherë kthehen ndonjëherë nuk kthehen.

Shpresa nëqoftëse i bëjmë gjërat mirë dhe zhvillojmë vende duke  krijuar një ekonomi më të mirë, duke siguruar vende pune, ato vende që duan të bashkohen në BE kjo është përgjigja", tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.