Hapësire reklamuese

Politikë

Ikja e infermierëve, Rama diskutim me Scholz: Duhet të gjejmë një mënyra që Shqipëria mos jetë financuesi i sistemit shëndetësor gjerman

Shkruar nga Newsbomb
Ikja e infermierëve, Rama diskutim me Scholz: Duhet të gjejmë

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Berlin.

Rama dhe Scholz janë pyetur nga gazetarët në lidhje me ikjen e uniformave të bardha nga vendi që shkojnë në Gjermani.

Rama tha se kanë folur për këtë çështje dhe se është diksutuar për zgjedhjen e një zgjidhje që të balancojë atë që humbet pas ikjes së mjekëve nga sistemi shëndetësor shqiptar.

“Ne nuk mund ti kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së, që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të provojnë jetën në profesionin e tyre. Kemi diskutuar me Kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra që faktikisht Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman. I kam shpjeguar Kancelarit që studentët tanë të mjekësisë paguajnë 1/16 të kostos, ndërkohë që pjesën tjetër e paguan Qeveria. Është shumë e rëndësishme që të gjejmë një rrugë, që të jetë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria humbet në këtë fazë kaq të rëndësishme”, tha Rama ndër të tjera.

Ndësa në lidhje me këtë çështje Scholz tha se kjo është një sfidë e madhe.

“Ne folëm për këtë çështje. Është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është arritje e madhe e BE-së. U ka dhënë ndjesinë qytetarëve që nuk mund të udhëtosh vetëm si turist. Me këtë liri sot janë lidhur edhe shumë sfida. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën e madhe për vende pune të mos e mbulojë vetëm nga vendet e BE-së, por edhe jashtë saj”, tha kancelari gjerman.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu