Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ikin reshjet por moti mbetet i paqëndrueshëm, si parashikohet dita sot

Shkruar nga Newsbomb
Ikin reshjet por moti mbetet i paqëndrueshëm, si parashikohet dita sot

Për ditën e enjte (sot) vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme, Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës. Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore          -2°C deri në 8°C

zonat e ulëta          5°C deri në 15°C

zonat bregdetare    6°C deri në 16°C

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu