Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Ikën Petrit Ruka, poeti i periferisë që tronditi kryeqytetin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Engjëll SERJANI

Petrit Ruka, Poeti ynë iku. U nis sot drejt Qiellit, drejt Atdheut të Poetëve.

Pikëllim dhe trishtim për familjen, vëllezërinë, miqësinë dhe më shumë për Poezinë, Kinematografinë dhe Artin dhe Letërsinë Shqipe.

Vargjet e poetëve sot pikojnë dhimbje, pikojnë pikëllim. Në të tilla ikje, jeta tregohet e pamëshirshme. Goditje me peshë gjëme.

Petrit Ruka, sot mori udhën për në qiell. Por vargjet e Poetit, krijimtaria kinematografike, buzëqeshja dhe fjala e tij që pikonte si mjalti nga hojet, mbeten përjetësisht këtu.

Poet i rrallë, mik i dashur, artist në penë dhe në shpirt. Për ty nuk kemi lamtumirë. Do të të kemi këtu sa të rrojmë. Vargjet e tua do të “vëtiten” këtu në jetët tona si bëmat dhe “koka e prerë” e Ali Tepelenës.

Poezia e Petrit Rukës nuk mund të na ndahet nga buza dhe shpirti, sepse ajo ishte dritë e liri, por edhe dëshmi e plagëve tona të shpirtit dhe egzistencës sonë. Poezia e Petritit ishte, është dhe do të jetë drita, larg idologjive dhe glorifikimeve të pushteteve, ishte dëshmi e shpirtit dhe talentit të tij. Vargjet e këtij poeti të lindur, lirike, epika apo dramatike, shohin thellë brenda shpirtit dhe ndjenjës njerëzore, vërtiten në hapësirën hyjnore mes tokës dhe qiellit, mes mishit dhe shpirtit. Ndihem me fat që të njoha dhe që arrita të bëj një copë rrugë jete me ty Petrit Ruka, të rritem me vargjet, gëzimin dhe krenarinë që të kam lexuar dhe që kam bashkëpunuar me ty miku im i dashur.

Pa pikë hezitimi them, se Petrit Ruka, bashkë me krijuesit e tjerë tepelenas, Ilirjan Zhupën dhe të ndjerin Qazim Shemaj, kanë krijuar në Tepelënë Akademinë e Poezisë, njëlloj si Noc Gjetja, Rudolf Marku dhe Preç Zogaj në Lezhë. Poetë dhe intelektualë që tejkaluan përmasat e vendlindjes dhe me krijimtarinë e tyre tronditën dhe shkundën kryeqytetin. Kontributi, fati dhe përgjëgjësia ndaj lexuesve e këtyrë poetëve që vinin nga “periferia”, modernizoi dhe ushqeu me ide lirie kryeqytetin dhe gjithë Shqipërinë.

Për ata që nuk kanë shumë informacion, Petrit Ruka lindi në vitin 1954 Turan të Tepelenës. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pas universitare pёr Dramaturgji Filmike pranë Akademisë së Arteve të Bukura. Ka punuar si mësues nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme “Abaz Shehu” në Tepelenё, skenarist dhe regjisor në KinostudioN “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në Tiranё.1986 – 1996, drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ka qënë drejtor i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare pedagog i jashtëm në degën e regjisë së filmit pranëUniversitetit të Arteve.

213271224 487197479245038 8688076890590864658 n

Petrit Ruka është autor i rreth 10 vëllimeve me poezi, esse dhe monografi si: “Rinia ime”, “Atdheu fillon tek zemrat”, “Mirupafshim, hënë e vendlindjes!”, “Vërtitu, Kokë e prerë!”, “Në zemër bie shi…”, “Shtatë mijë shirat e mi”, “Kalorësi mbi det“ (esse monografike për Kadri Roshin) “Iso dashurie“, “Nëntë vjet e nëntë ditë“. “Poemë baladeske”, etj. Petrit Ruka si poet,  skenarist, regjisor dhe kineast, ka realizuar më shumë se 40 vepra kinematografike. Ai është vlerësuar me shumë çmime dhe tituj: Çmimi libri më i mirë poetik i vitit 1983 me vëllimin “Atdheu fillon tek zemrat”, disa çmime të para dhe të dyta për cikle poetike në gazetën “Drita” dhe “Nëntori”, Çmimi i parë për skenarin e filmit “I vdekuri i gjallë” në Festivalin e 10-të Kombëtar Kinematografik 1993, Çmimi i parë për kameran në filmin artistik “Plumbi prej plasteline” në Festivalin Kombëtar Kinematografik 1995, Çmimi “Dokumentari më i mirë i Jubileut 2012” për filmin dokumentar “Kryekënga e Kombit” viti 2012, Çmimi i Akademisë KULT për dokumentarin më të mirë të viti 2012 për filmin “Kryekënga e Kombit” viti 2013, Çmimin poeti më i mirë i viti 2013 nga Fondacioni letrar “Harpa” Fier, Çmimi i parë poetik në Manifestimin poetik të Pejës, 2015.

Gjirokastër, 6 Korrik 2021

Më shumë

spot_img
spot_img