Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ikën nga shtëpia në Tiranë me 1 janar dhe u gjetën dje në Përmet, zbardhet DËSHMIA e dy të miturave: Familjet tona grinden shpesh, na bërtasin dhe neve (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e5ba739dbe00247a43912e79869b446e

Dy të mitura, të larguara nga shtëpitë e trye në Tiranë më datë 1 janar, janë gjetur dje në Përmet. Vajzat me iniciale M. H dhe K. A, kanë thënë në Polici se kishin ikur me dëshirën e tyre nga shtëpia.

Në dëshminë e tyre, dy të miturat kanë thënë se familejt e tyre grindeshin shpesh dhe në disa raste ju bërtisnin dhe atyre.

 “Familjet tona grinden shpesh, disa herë na bërtisnin edhe neve. U zunë edhe natën e Vitit të Ri. Nga shtëpia kemi ikur me dëshirë. Donim t’u jepnim një mësim familjeve. Me vete kishim 400 mijë lekë të vjetra, janë kursime që i kemi mbledhur ne vetë.

Deri në Përmet shkuam me makina dhe furgona të rastit. E njohim mirë atë zonë sepse është vendlindja e gjyshërve, kemi shkuar disa herë më parë për pushime. Kemi fjetur në disa hotele, na mbaruan lekët dhe kishim vendosur të ktheheshim dhe t’i tregonim policisë”, kanë thënë ato.

Vendndodhja e tyre dje është zbuluar nga telefonata e pronarit të një hoteli në Përmet, i cili ka marrë Policinë dhe ka thënë se dy vajza ishin në hotelin e tij të pashoqëruara nga prindërit. Menjëherë më pas efektivët i kanë shoqëruar dy të miturat në Komisariat dhe më pas ato janë sjell në Tiranë.

M.H dhe K.A i kanë thënë Policisë se nuk donin të ktheheshin në shtëpi pasi kishin frikë se mos prindërit i dhunonin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img