Hapësire reklamuese

Sporti

Ikën Mbappe, Monako zëvendësuesin e gjen në Itali, merr Jovetiç nga Inter

Shkruar nga Newsbomb

Tashmë është zyrtare Stevan Jovetiç është lojtar i Monako duke u larguar përfundimisht nga Inter.

Malazezi kështu largohet Interit, pas dy sezoneve larg pritshmërive, me zikaltrit që kanë  përfituar rreth 11 milionë euro nga kjo transfertë. Jovetiç te skuadra nga Principata pritet të veshë fanellën me numrin 10, gjë që sinjalizon edhe shitjen e talentit francez Mbappe tek rivalët e kryeqytetit.

Për këtë tratativë qarkullojnë zëra se, Monako e PSG kanë gjetur akordin për transferimin në formë huazimi, me detyrim blerjeje vitin e ardhshëm për 180 mln euro, në këtë mënyrë parizienët shmangin çdo lloj penalizimi nga FPF i UEFA-s.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.