Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, sqaron OSSH: S’ishte rrjeti ynë elektrik, por pajisjet brenda regjisë që menaxhohet nga organizatorët

Shkruar nga Newsbomb
Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, sqaron OSSH: S’ishte

OSSH ka reaguar menjëherë për ndërprejen edritave në koncertin e Noizyt që po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”.

OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti elektrik, por pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

“Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik” thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese