Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Ik ore mbushu andej, pis”, bluzat e bardha të ‘Koço Gliozhenit” reagojnë pas denoncimit të qytetarit: Gruaja e tij nuk kishte urgjencë, s’donte të priste radhën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f6b41ebe5131118b91822fdd2693765e

Bluzat e bardha të Maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë, reagojnë pas një denoncimi me video që një qytetar kishte bërë mbrëmjen e djeshme atje, dhe pretendonte se nuk po i jepej ndihmë bashkëshortes së tij.

Në video, degjohet fjalori banal i qytetarit, i cili fyen infermieret dhe kryeinfermieren, ndërsa dhe kjo e fundit ia kthen duke e quajtur “palaço e pis”. Burime për newsbomb.al, bëjnë me dije se bluzat e bardha të “Koço Gliozhenit kanë njoftuar Policinë pasi ky shtetas i ka sharë dhe ka tentuar t’i qëllojë.

Sipas burimeve brenda Maternitetit, qytetari në fjalë ka shkuar atje me një grua që nuk kishte pasur aspak urgjencë, siç ai pretendon në video. Gruaja sipas tyre ishte pa planifikim në një ditë konsultash ku salla e pritjes ishte plot.

“Me pretendimin per te marre sherbimin shpejt, sajoi kete punen e urgjences dhe filloi te shante dhe te agredonte fizikisht personelin mjekesor. Per dhune fizike ndaj personelit, ne kemi njoftuar dhe policine e shtetit dje. Kjo pjese ne video ju mungon.

Gruaja nuk kishte probleme gjinekologjike por me tiroiden. Nuk kishte as hemorragji as dhimbje. Thjesht refuzoi te priste radhen. Kjo eshte e turpshme”, thuhet në reagimin e bluzave të bardha të “Koço Gliozhenit”, për newsbomb.al.

Lexo edhe:E kam njeriun në urgjencë në gjendje të rëndë”, qytetari përplaset me kryeinfermieren te Materniteti i ri

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img