Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Ik nga këtu se të q*va rracën", Policia nis procedim penal për "pronarin" e Golemit, kërcënoi pushuesin

Shkruar nga Newsbomb
"Ik nga këtu se të q*va rracën", Policia nis procedim

Një 30 vjeçar nga Kavaja është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës dhe materialet për të ja referuar në Prokuroi, pas ditën e djeshme kërcënuar dhe ofenduar një pushues që kishte vendosur një karrige gjysmë shezlong buzë detit.

“Çohu ik nga këtu se të q* rracën, të marr me shpulla”, i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin. Lidhur me pamjet e mëposhtme, ka reaguar sot Policia dhe bën me dije se personi në fjalë është proceduar penalisht.

"Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të sjelljes së papërshtatshme nga një qytetar, në plazhin e Golemit, ju sqarojmë se:  

Shërbimet e Policisë, pas transmetimit të pamjeve, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin F. Sh., 30 vjeç, banues në Kavajë.  Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh.

Nga verifikimet ka rezultuar se dokumentet për beach bar-in dhe për shfrytëzimin e hapësirës gjatë vijës bregdetare, ky shtetas i ka në përputhje me kërkesat ligjore", thuhet në njoftimin zyrtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll