Ajo është një nga gjyshet më të famshme në Shqipëri.
E kemi fjalën për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit, Bes Kallaku. Ija ka një Instagram të vetin dhe numëron qindra ndjekës.
Ndërkohë së fundmi ajo ka festuar 80-vjetorin në një festë të organizuar nga familjarët. Mirëpo, teksa Besi ka publikuar edhe pamjet nga festa ajo që bie në sy ishte torta. Kjo e fundit ishte e dekoruar në formën e tokës e mbjellë me perime, duke marrë shkas kështu nga origjina e gjyshes, nga fshati.