Hapësire reklamuese

Aktualitet

Igli Hasani vizitë zyrtare në Itali, do firmoset marrëveshja e sigurimeve shoqërore

Shkruar nga Newsbomb
Igli Hasani vizitë zyrtare në Itali, do firmoset marrëveshja e

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani do të zhvillojë një takim zyrtar më 5 dhe 6 shkurt në Itali. Ky takim vjen pasi Shqipëria do të finalizojë me Italinë marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.

Të hënën, Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata. Ndërsa të martën, ministri do të takohet me homologun italian, Antonio Tajani, ku do firmosin dhe marrëveshjen për sigurimet shoqërore.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

AXHENDA

Më 5 shkurt,

– Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

– Ora 16:30 – Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Më 6 shkurt,

– Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.

* Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.

– Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese