Igli Cara është shpallur fitues i Primareve në Bashkinë e Durrësit. Nga numërimi i votave ka rezultuar se Cara ka arritur të mbldhë 1398 vota, kundrejt kandidatit tjetër Armand Dervishit, i cili ka marrë vetëm 299 vota.
Cara do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit për Basahkinë e Durrësit.
Gjithashtu, procesi i numërimit të votave ka përfunduar edhe në Elbasan, nga ku fitues është shpallur deputeti Luçiano Boçi, i cili konkurronte i vetëm në këtë garë.
Lajmin e bëri të ditur vetë kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, Blend Himçi, përmes një deklarate për mediat.
“Ka përfunduar procesi i “Primareve” për Bashkinë e Elbasanit. Kanë marrë pjesë 2183 votues, nga këto 2168 vota pro Luçiano Boçit, 7 kundra dhe 3 të pavlefshme. Zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit do të jetë Luçiano Boçi”, është shprehur Himçi.