Tirana
broken clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1.5kmh
75 %
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Igli Cara, durrsaku që do të ngrejë në fron Dyrrahun

Lajme të ngjashëm

Nga ILIR XHAFAJ

Katër ditë më parë kishte ditëlindjen. Por, 54-vjetori nuk e gjeti duke festuar. Për Iglin, kjo është një ditë, si gjithë të tjerat, e cila nis me takime me bashkëqytetarët. Nuk është efekti i fushatës zgjedhore, pasi Igli Cara njihet në Durrës si një figurë popullore, që gëzon respektin e durrsakëve dhe më gjerë, përtej ngjyrave politike.

Igli Cara, durrsaku biokimist i shkencave të natyrës, që në fillimet e veta studentore kishte dhe ka pasion politikën meqë është një ndër studentët e dhjetorit ’90. Mik i jashtëzakonshëm me Sokol Olldashin, shok udhëtimi politik me të, mësoi shumë nga eksperienca politike e Kolit, angazhimi publik i gazetarit të dikurshëm që e kujton me mall, e pasioni i komunikimit me njerëzit.

Sot ai e ka të qartë se arma e tij më e fortë për të fituar Durrësin, mbetet komunikimi me qytetarët. A do të arrijë Igli Cara, baba i dy fëmijëve (një djali dhe një vajze) që modelin e vet familjar, të qëndrueshëm dhe energjik, ta përcjellë edhe tek njerëzit, duke u kërkuar votën dhe duke i bindur ata që të besojnë tek projekti dhe vizioni i tij?

Në këtë intervistë për Newsbomb.al, ish-deputeti i Kuvendit në dy legjislatura e ish-kryetari i PD së Durrësit thotë se demokratët folën me votë kur e zgjodhën në mënyrë plebishitare për primaret. Tani, u mbetet radha qytetarëve të Durrësit, që sipas Iglit, janë duke vuajtur ditë pas dite indiferentizmin e qeverisjes vendore dhe qendrore, anipse, nga krahu tjetër, deputeti me të cilin përballet është vetë Edi Rama.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e nëntëmbëdhjetë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Mars dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…


Më shumë