Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
31 %
9.3kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

IGJEUM: Priten reshje e shtrëngata, Buna dhe Vjosa mund të shkaktojnë përmbytje; do ketë dhe rrëshqitje dherash (Qarqet e rrezikuara)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f0ad7b3311798b3d8b4c537cc6f3de57

Instituti i Gjeoshkencave njofton se gjatë ditës së sotme dhe nesër, priten reshje intensive shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Lumenjtë Drin-Buna dhe Vjosa rrezikojnë të dalin nga shtrati dhe të shkaktojnë përmbytje.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 25 dhe nesër dt. 26 Janar 2021, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël.

Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit.

PARASHIKIMI METEO 

————————–

RESHJET  

Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) priten reshje intensive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Korçë dhe Vlorë. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në veri, verilindje dhe juglindje të vendit, sot dhe nesër, reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 10 °C

në vendet e ulëta: 6 / 9 °C

në vendet malore: 0 / 2 °C 

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt. 25) dhe nesër (e martë, dt. 26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

142712751_1922670207886816_4145148031364117969_o.jpg
142685866_1922670511220119_1816087669034641075_o.jpg
142696682_1922670591220111_5843415011716581786_o.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img