Hapësire reklamuese

Aktualitet

IGJEUM: Drini dhe Buna rrezik për përmbytje, edhe Vjosa do ketë rritje të nivelit; Parashikimi për sot dhe nesër

Shkruar nga Newsbomb

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), parashikon se nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do vazhdojnë të jenë të larta por me probleme lokale të përmbytjeve. Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 Janar 2021.

Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit por  brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Ditën e nesërme Lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

PARASHIKIMI METEO 

--------------------------

RESHJET  

Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër ( e mërkurë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6 / 10 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C 

ERA

Sot pasdite ( e martë, dt. 12) dhe nesër ( e mërkurë, dt. 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

138255887_1912709978882839_3576303690676295785_o.jpg
138311832_1912709965549507_549830196908870023_o.jpg
137226489_1912710005549503_8108234215331854894_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll