Hapësire reklamuese

Aktualitet

IEBV jep 7 bursa studimi për studentët e mjedisit në POLIS! Dekani Sherif Lushaj: IEBV ka transformuar situatën e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
IEBV jep 7 bursa studimi për studentët e mjedisit në POLIS!

Për të dytin vit radhazi, shoqëria “Integrated Energy”, kompania që menaxhon trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, ka dhuruar bursa për studentë ekselentë të degëve mjedisore. Këtë herë bashkëpunimi i shkëlqyer mes biznesit dhe shkollave, ka qenë me universitetin Polis, ku shoqëria “Integrated Energy” ka dhuruar 7 bursa për studentët e këtij universiteti, duke ofruar kështu një mbështetje të madhe dhe një kontribut për profesionistët e së ardhmes në fushat e mjedisit.

Zëvendësrektorja Elena Karafili u shpreh mjaft mirënjohëse ndaj “Integrated Energy” për mbështetjen që kjo shoqëri po ofron ndaj këtij universiteti, teksa theksoi së përveç bursave të dhuruara, studentët e universitetit Polis do të kenë dhe mundësinë për të bërë praktikën në landfillin e Sharrës, ku kjo kompani menaxhon mbetjet urbane të Tiranës.

“Jam shumë mirënjohëse që kemi gjetur këtë mbështetje dhe këtë bashkëpunim nga kompania ‘Integrated Energy’. Studentët tanë do kenë mundësi të kryejnë praktika lëndore dhe profesionale pranë kompanisë.” tha Elena Karafili.
Administratorja e “Integrated Energy”, Arjola Kodra gjatë takimit deklaroi se bëhet fjalë për një rinovim të kontratës dhe se mbështetja ndaj studentëve do të vazhdojë dhe në të ardhmen.

“Rikthehem përsëri në Universitetin Polis për një të mirë, njësoj si vitin e kaluar akademik që lamë pas. Pra, për rinovimin e kësaj marrëveshjeje” tha Arjola Kodra. Dekani i Fakultetit të Planifikimit, Mjedisit dhe Manxhimit Urban në Universitetin Polis, Sherif Lushaj pati vlerësime shumë pozitive ndaj “Integrated Energy”, sa i përket trajtimit të mbetjeve urbane të kryeqytetit.

“Kjo kompani ka transformuar situatën e menaxhimit të mbetjeve të Tiranës. Janë realizuar të gjitha fazat, qysh nga kapsulimi i të gjithë landfillit të vjetër që ishte një gangrenë mjedisore dhe shoqërore.” tha Sherif Lushaj.

Bashkëpunimi mes shoqëria “Integrated Energy” dhe universiteteve shqiptare pritet të vijojë edhe në të ardhmen, me nisma të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu