Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Idrizi pas takimit me PS: Ramë dakort se Presidenti nuk do të zgjidhet njëanshmërisht! Ja kriteri që duhet të ketë kreu i shtetit…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, pas përfundimit të takimit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste tha se kanë rënë dakort që Presidenti të jetë një figurë që nuk do të zgjidhet njëashmërisht.

Idrizi bëri me dije se gjatë takimit u propozua se pasardhësi i Ilir Metës do të duhet të jetë me ekeperiencë politike, pasi është personi i cili përfaqëson Shqipërinë në shumë takime të rëndësishme.

Gjithashtu ai shtoi se me përfaqësuesit e Partisë Soaliste u dakordësuan se ka ardhur koha që të kalojnë në procesin e propozimit të emrave konkretë.

“Presidenti i Republikës duke i dhënë Shqipërisë një President të pavarur për të përfaqësuar unitetin e kombit. Në tre raundet e para dueht të jetë me konsensus, e theksuam këtë gjë, shqiptarët duhet të kenë një president konsensual.

Theksuam që Presidenti i Republikës duhet të jetë një person me eskperiencë politike, njeriu që përfaqëson unitetin e kombit, është Kryetari i Këshillit Kombëtar dhe shumë të tjera.

Ne gjetëm një vullnet të mirë që nuk do të kemi një president të zgjedhur të njëanshëm, ramë dakort që kemi hyrë në një proces kushtetues, nuk mund ta zgjedhim presidentin me ecje-jake.

Sigurisht që në këtë proces janë shumë palë. Patëm një dakordësi me PS se ka ardhur koha që tëFutemi në procesin e emrave konkret.

Presidenti është një personalitet shumë i rëndësishëm. Sigurisht që ishte shpejt që të hyjmë në këtë proces. Sot e kërkuam këtë gjë, që të hyjmë në procesin konkret e indetifikimin e kandidaturave”, tha Idrizi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img