Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Idrizi: Jam 100-karatsh se jam me të gjithë karatët e shqiptarëve. Erion sa karatsh je ti?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Kanë të drejtë kur më thonë se jam 9-karatsh por unë jam 100 karatsh se jam me të gjithë karatët e shqiptarëve nga veriu në Konispol e kudo ku rreh çdo zemër shqiptari”, tha Shpëtim Idrizi në çeljen e fushatës elektorale të PDIU duke shprehur entuziasmin për fitore.

“ Doja ta pyesja Erionin por atij iu desh të largohej  për diku. Dua ta pyes Erionin… Erion sa karat je ti?”, pyeti Idrizi pak pasi kandidati i ASHE Erion Veliaj ishte larguar për një tjetër takim.

Idrizi përmbylli përgjigjen e pyetjes së tij duke thënë se “Erioni i ka karatët brenda” duke iu referuar premtimit të Veliajt për sheshin Çamëria në zemër të Tiranës. Kreu i PDIU theksoi se e ka parë politikën e kësaj qeverie sa i takon marrëdhënieve me SHBA , Gjermaninë e Turqinë, duke sjellë në vëmendje edhe rastin e dronit në Beograd.

“E kemi parë Ramën në Beograd pas dronit, e kemi parë Ramën në marrëveshjen për detin, marrëdhëniet me SHBA-në , Gjermaninë e Turqinë “, tha Idrizi duke shprehur bindjen se në këto zgjedhje PDIU do tregojë se është një parti e madhe.

Idrizi foli ashpër për dorëhqejen e Vangjel Dules nga posti i nënkryetarit të Kuvendit “Ne dje e nxorrëm Kalin e Trojës nga Parlamenti dhe për këtë duhet të jemi krenarë sepse ne jemi shqiptarë dhe përpara atdheut nuk vendosim gjë tjetër. Kjo është arsyeja që e duam kombin e bashkuar”, tha Idrizi.

Më shumë

spot_img
spot_img