Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Ideoi Festivalin e Filmit Ballkanik, FATOS BAXHAKU nderohet pas vdekjes, shfaqet dhe filmi nga Luksemburgu që nisi me rrëfenjat e Tosit (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb

Në Festivalin e Filmit Ballkanik në Pogradec ka qenë dje një mbrëmje e veçantë, pasi është shfaqur për publikun një film i shkurtër nga Luksemburgu, i regjisorit Nicolas Neuhold, me rrëfenjat e Fatos Baxhakut.

Filmi i titulluar "Faleminderit" është frymëzuar pikërisht nga historitë që Tosi, siç e quanin të gjithë, ka treguar. Ai është dhe themeluesi i Festivalit, i cili e nderoi dje.

Autori ia ka dedikuar me shumë mirënjohje filmin Fatos Baxhakut.

"Në 2018 isha i ftuar të jem pjesë e jurisë së festivalit ku njoha Fatos Baxhakun. Ai më tregoi historinë se si janë përcaktuar kufijtë e Shqipërisë, histori ku bazohet filmi im. Fatosi u nda nga jeta vetëm pak ditë para se të fillonin xhirimet e filmit, por ai tashmë e kishte lexuar skenarin dhe kishte bërë shenimet e tij. Ky film i dedikohet me shumë mirënjohje atij", është shprehur ai.

119641133_3505904396096814_5087002589507433571_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu