Hapësire reklamuese

Aktualitet

Identifikohet viktima në Shëngjin, u përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit në rrugën nacionale  ku një makinë ka përplasur një biçikletë dhe ka shkaktuar vdekjen e drejtuesit. Viktimë e aksidentit ka mbetur Nuredin Mema, 73 vjeç, banues në Lezhë.

Viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është  goditur nga një automjet me targë AA 848 JA në pronësi të shtetasit Gjon Meli, 28 vjeç ,  banues në Stajk -  Shkodër.

28 vjeçari pasi ka dërguar të dëmtuarin në spital është larguar menjëherë.

Si rezultat i vlerësimit të situates dhe marrjes së masave në kohën e duhur , ky shtetas është kapur në rrugën dytësore në zonën  e Bushatit , duke tentuar të largohej për në banesën e tij.

Është bërë  shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu