Një trup i pajetë është gjetur sot në fshatin Dragoç të Postribës.
Paraprakisht u raportuar se viktima është mashkull, rreth 40-45 vjeç dhe është gjetur në një kanal. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur identifikimin e tij. Viktima është shtetasi Gjergj Bari, 61 vjeç i lindur në Thedh dhe banues në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 12.02.2017, rreth orës 15.35, njoftohemi se në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, në një kanal vaditës është konstatuar në ujë një trup i pajetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se trupi i përkiste shtetasit Gjergj Bari 61 vjeç, lindur në Theth, Shkodër dhe banues në Bathore, Tiranë.
Nga veprimet paraprake të kryera në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune. Shkaku paraprak i vdekjes dyshohet se është mbytja në ujë në kanalin vaditës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.