Identifikohet si terrorist, foshnja tre muajshe thirret në Ambasadë për të dëshmuar

Publikuar tek: bota, më 20:20 17-04-2017 Identifikohet si terrorist, foshnja tre muajshe thirret në Ambasadë për të dëshmuar

Një bebe vetëm tremuajshe është thirrur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Londër, për t’u marrë në pyetje, pasi gjyshi i tij, gabimisht e kishte identifikuar atë si terrorist.

Harvey Kenyon Cairns duhej të fluturonte drejt Orlandos në Florida, për të parat pushime jashtë vendit të tij, por gjyshi Paul Kenyon bëri një gabim, ndërsa plotësonte formularin e vizës.

Në pjesën e formularit ku shkruhej “A kërkoni të angazhoheni, apo a jeni angazhuar ndonjëherë në aktivitete terroriste, spiunazhi, sabotazhi apo gjenocidi?”, Kenyon kishte sigluar “po”-në në vend të “jo”-së.

Ai madje e kishte kuptuar gabimin vetëm kur nipit të tij i ishte refuzuar viza.

“Nuk mund ta besoja se ata nuk e kishin kuptuar se ishte një gabim i pafajshëm dhe se një foshnje vetëm tremuajshe nuk do të mund t’i bënte keq askujt”, thotë 62-vjeçari.

Foshnja ishte marrë nga shtëpia e tij në Cheshire dhe ishte dërguar në ambasadën në Londër, për t’u marrë në pyetje nga zyrtarët, përcjell TCh.

Bebi Harvey u tregua i mrekullueshëm gjatë intervistës dhe nuk qau asnjëherë”, thotë Kenyon, duke shtuar se zyrtarët e Ambasadës dukej se nuk kishin aspak sens humori.

 “Sigurisht që ai nuk është angazhuar në gjenocid, spiunazh apo diçka tjetër, por ka sabotuar disa bebelina këto kohë”, shtoi ai.

Ngatërresa i kushtoi familjes rreth 3.000 paund shtesë, pasi viza e re nuk u dha në kohë për fluturimet e prenotuara.

“Ishte një gabim shumë i kushtueshëm, por unë shpresoja që Ambasada ta kuptonte se bëhej fjalë për një gabim të thjeshtë. Sidoqoftë, edhe nëse je terrorist me të vërtetë, a do të sigloje ‘po’-në në formularin e aplikimit për vizë?”, është shprehurai.



Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I gjuajtën me shkelma e grushte, tifozi hidhet nga shkallët e tribunës dhe humb jetën tragjikisht (PAMJE TË RËNDA)
Pas referendumit, në Turqi pati edhe një efekt pozitiv »
Article Logic
Execution time: 0.0087120532989502
array(1) { ["section"]=> string(88) "identifikohet-si-terrorist-foshnja-tre-muajshe-thirret-ne-ambasade-per-te-deshmuar-75503" }