Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
40 %
Hën
25 °
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
25 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Identifikohet shqiptari që u vra nga pensionisti italian në Milano, ishte me precedent penal

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është identifikuar i riu shqiptar që u vra të martën në Milano të Italisë nga një pensionist 65 vjeçar. Shqiptari quhet Gjergj Gjoni, 22 vjeç dhe është nga Gojani i Pukës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Luigi Cagnola” të Milanos, ku Francesco Sicignano ka qëlluar me armë zjarri shqiptartin, që sipas tij kishte hyrë për t’i grabitur banesën.

Ndonëse, vrasja konsiderohet se është kryer për vetëmbrojtje nga 65 vjeçari, prokurorët janë treguar të rezervuar të mbajnë një qëndrim zyrtar përpara përfundimit të autopsisë dhe hartimit të dinamikës se si ka ndodhur në të vërtetë ngjarja.

Gjergj Gjoni njihej si person me precedent penal në Itali. Ai kishte shkuar në vendin fqinj në vitin 2012, kur ishte vetëm 20 vjeç. Gjoni është arreestuar më parë  së bashku me gjashtë bashkatdhetarëve të tjerë, të akuzuar nga policia në Treviglio si anëtar i një organizate kriminale që merrej me prostitucion, shpërndarje kokaine dhe njëkohësisht ishte bërë protagonist në disa vjedhje. Shqiptari ishte dëbuar dhe ishte kthyer ilegalisht në Itali. Ai paraqitej si i pastrehë, por në realitet hetuesit mendojnë se ishte zhvendosur në shtëpinë e së dashurës së tij. Një nga shokët e tij, banor në Trezzo, pasditen e së martës, u paraqit në komandën lokale të policisë për të denoncuar zhdukjen e Gjonit.

Më shumë

spot_img