Hapësire reklamuese

Aktualitet

Identifikohet një nga autorët e plagosjes në Ksamil, 21 vjeçari i arrestuar në 2016 për armëmbajtje pa leje (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Identifikohet një nga autorët e plagosjes në Ksamil, 21

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një nga autorët e plagosjes së trefishtë  në Ksamil.

Bëhet fjalë për shtetasin, Gjergj Arapi 21-vjeç banues në fshatin Shendelli. Gjithashtu bëhet me dije se 21-vjeçari është person me precedentë penale, i arrestuar në vitin 2016, pasi në banesë në atë kohë iu gjet një kallashnikov me 56 fishekë.

I riu ka qenë bashkë me persona të tjerë kur janë përfshirë në konflikt me 3 anëtarët e familjes Ahmeti, ku këta të fundit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në  spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.