Prokuroria e Tiranës jep të dhëna për hetimet e akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme përpara parlamentit.
Sipas prokurorisë, është identifikuar autori i hedhjes së kapsollës dhe është shpallur në kërkim.
Dyshohet se autori është 18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili u identifikua nga pamjet filmike të protestës tek Parlamenti.
Ndërsa mësohet se Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën “Arrest me burg” për 18-vjeçarin.
Si pasojë e hedhjes së kapsollës është dëmtuar rëndë efektivja e policisë Ina Nuka e cila humbi gishtat e dorës.