Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

“Identifikohen me kriminelët”, Albin Kurti: Kush mohon genocidin e Srebrenicës, e mban gjallë ëndrrën e përsëritjes së krimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar sot se miratimi i Rezolutës për Srebrenicën në Kuvendin e Kosovës, ishte detyrë e tyre ndaj drejtësisë dhe paqes.

Gjatë një interviste për “Radio Sarajeva”, ai ka deklaruar se me miratimin e kësaj rezolute, kryen detyrën e tyre si përfaqësues të popullit të Kosovës, për të dënuar këtë genocid.

“Ne dënuam me forcë genocidin e regjimit serb në Srebrenicë. Dhe kjo, jo vetëm vrasjet, por të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut. Ne e dimë se ka më shumë se 1000 boshnjakë të cilët janë ende të listuar si të zhdukur. Gjithashtu ne në Kosovë kemi 1632 qytetarë tanë të cilët ende janë të listuar si të zhdukur sepse nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me ta gjatë viteve 1990″, u shpreh Kurti.

Duke folur për ditën përkujtimore të genocidit në Srebrenicë, kryeministri Kurti u bën thirrje parlamenteve të vendeve në rajon që gjithashtu të miratojnë një Rezolutë mbi genocidin e Srebrenicës.

“Përveç dënimit të gjenocidit të regjimit serb në Srebrenica në 1995, ne gjithashtu dënuam çdo tendencë për të mohuar me qëllim, publikisht gjenocidin në Srebrenicë, me qëllim për të nënvlerësuar viktimat dhe për të mbuluar krimet e kryera.Ne e dimë se Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Rezolutën për Srebrenicën dhe ne besojmë se parlamentet e tjera në rajon duhet të bëjnë të njëjtën gjë”, tha kryeministri Kurti.

Sipas tij ata që e mohojnë genocidin në Srebrenicë në një farë mënyre besojnë se ajo duhej të kishte ndodhur.

”Ata identifikohen me kriminelët. Më duhet të them se në atë mënyrë ata mbajnë gjallë ëndrrën e përsëritjes së gjenocidit”, deklaroi Kurti.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës miratoi dje Rezolutën për genocidin serb në Srebrenicë.

Më shumë

spot_img
spot_img