Dy kamikazët që u shpërthyen në aeroport ndërkombëtar të Brukselit janë identifikuar nga mediat belge si vëllezërit Khalid dhe Brahim el-Bakraoui.
Sipas televizionit “RTBF” dy kamikazët ishin të njohur për policinë e cila i kërkonte për disa krime të ndryshme në lidhje me terrorizmin por edhe krimin e organizuar. Një person i tretë është ende në kërkim nga policia, ai është identifikuar si 25 vjeçari Najim Laachraoui, ndërsa u raportua gabimisht se ishte arrestuar sot rreth orës 10:40 në Anderlecht.
Të tre personat ishin përfshirë në shkëmbim zjarri me policinë belge disa ditë më parë, gjatë aksioneve për kapjen e autorit të sulmeve në Paris, Salah Abdeslam.
Shpërthimi në aeroport i mori jetën 20 personave dhe shkaktoi mbi 100 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.