Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

EMRAT/Identifikohen 5 viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, mes tyre edhe 2 ukrainas

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka arritur të identifikojë të 5-të viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qafë Muzinë, në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që të plagosura kanë mbetur Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), Rexhina Çelhaka (drejtuese Land Rover), Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Njoftimi i Policisë:

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç  banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,

T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img