Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Identifikohen 3 autorët e vrasjes së efektivit Xhulio Prela, 26-vjeçari u ekzekutua në makinën e tij

Lajme të ngjashëm

Policia ka identifikuar tre autorët që ekzekutuan  me armë zjarri efektivin Xhulio Prela.

Sipas informacioneve për “Fax News”, janë shoqëruar disa persona nga Miloti, të cilët janë thirrur si dëshmitarë për vrasjen e 26-vjeçarit.

Akoma nuk janë bërë publike emrat e autorëve, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si ndodhi ngjarja?

Xhulio Prela u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e 5 dhjetorit në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Perla kishte çuar një shokun e tij në Aeroportin e Rinasit, dhe më pas ishte nisur drejt Lezhës. Bëhet me dije se në autostradën Lezhë-Milot, është përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte.

26-vjeçarin ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person. Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që i ka bërë shenjë. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT.

Mësohet se makina e autorëve pas ngjarjes ka shkuar në drejtim të Laçit.

Dyshohet se Prela ka komunikuar në telefon me një person para se të vritej. Sakaq, pamjet dhe telefoni i viktimës janë dërguar për analizim. Identifikimi i autorëve ka qenë i vështirë në fillim, pasi pamjen e vrasjes e ka penguar një mjet i tonazhit të rëndë.

 

 

Më shumë