Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Identifikohen 14 pasardhës të gjallë të Leonardo Da Vinçit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sipas një studimi të trungut familjar të gjeniut të Rilindjes, Leonardo Da Vinçi, mendohet se 14 persona të gjatë janë pasardhës të tij.

Studiuesit gjurmuan gjenealogjinë e Da Vinci-t për gati 700 vite dhe 21 breza, nga viti 1331 deri në ditët e sotme, duke filluar me stër-stër-stërgjyshin e Da Vinci-t, Michele.

Gjetjet, të botuara më 4 korrik në revistën Human Evolution, u mundësojnë historianëve të rindërtojnë gjenealogjinë e Da Vinci-t, duke i ndihmuar ata “të kërkojnë shkencërisht rrënjët e gjenialitetit të tij” dhe karakteristikat e tjera.

Alessandro Vezzosi, një historian italian dhe Agnese Sabato, president i Shoqatës së Trashëgimisë Leonardo Da Vinci në Itali, hartuan pesë degë kryesore të pemës familjare të azhurnuar.

Da Vinçi u bë i famshëm me pikturat si “Darka e Fundit” dhe “Mona Lisa”. Leonardo Da Vinçi lindi në 15 prill të vitit 1452, ndërsa nuk pati fëmijë. Nga të afërmit e tij të gjakut rezulton të ketë patur 22 gjysmë vëllezër e motra.

Vezzosi dhe Sabato kërkuan dokumente historike për të identifikuar të afërmit e gjallë përmes një linje mashkullore të pandërprerë nga babai i Da Vincit, Ser Piero dhe gjysmë vëllai Domenico.

Pasardhësit e gjallë variojnë nga mosha 1 vjeç deri në 85 vjeç, sipas studiuesve.

Më shumë

spot_img
spot_img