Tirana
light rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
78 %
5.7kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
31 °
E diel, 29 Maj, 2022
spot_img

Ibsen Elezi: Zgjedhja e kryetarit të PD s’mund të mbetet peng i lojërave të fjalëve të Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka kërkuar nga Komisioni i Rithemelimit që të kryejë të gjitha procedurat e rregullta.

Ai tha në një deklaratë për mediet se ish-kryeministri Sali Berisha është duke bërë lojëra fjalësh, pasi fillimisht kishte premtuar zgjedhjen nëpërmjet primareve, ndërsa tani pretendon se një deklaratë e tillë është bërë në kuadër të zgjedhjes së presidentit të ri.

“Sali Berisha nuk vepron dot me pseudo demokraci sy për sy pas 30 vjetëve. Kjo është shumë e rëndë. Komisioni duhet të kryejë të gjitha procedurat, duhet të më njoftojë dhe të marrë në konsideratë debatin.

Pasi Berisha ka premtuar për shtatë muaj zgjedhjen me primare për kryetarët, tani del dhe thotë e kisha për presidentin. Pse kaq i varfër është zoti Berisha në fjalor? Kur thua kryetarët, deputetët nënkuptojnë kryetarin e parisë së vet, kryetarin e madh, kryetarët e bashkive. Kjo nuk mund të mbetet në kuadrin e lojës së fjalëve.

Këto po përpiqen që të shkatërrojnë procesin. Pas 2023 edhe këto do të ikin si Lulzim Basha. Njerëzit nuk hoqën një Lul për të sjellë një Lul tjetër. Do t’ju kërkoja ta vlerësoni situatën sepse jeni në rrugën e theqafjes. Theqafja jonë nuk u prish punë as G-99-çave as Alibeajve. G-29 e Sali Berishës është e mbushur me manipulatorë të Bashës”, u shpreh Elezi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img