Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ibsen Elezi proteston para PD-së, Lulzim Basha e shpërfill dhe shkon në seli me makinë; “një demokrate” shkon për t’i prishur fjalimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ibsen Elezi, ndër zërat që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, ka qenë sot për të tretën ditë radhazi në selinë blu duke folur për mediat.

“Të gjithë rrethet do i bashkohen thirrjes time, nga Mirdita, nga Shkodra, por po e them është shumë e vështirë. Këtu në PD po mohohet demokracia nga Lulzim Basha. Nga 2013 e këtej po mohohet çdo rregull. Janë shtuar zërat që thotë të ikë zoti Basha.

Unë jam kundër atyre që thonë të ikë, të largohet. Unë them të dorëhiqet dhe le të garojë. Të hapi garën. Unë as kam ik dhe as kanë në mend të ikë. Unë e kundërshtoj një figurë dhe i denigrojnë figurat. Marrin një foto timen, me Safet Gjicin dhe e bashkojnë sikur unë kam qenë dy ditë më parë”, tha Elezi ndër të tjera, para selisë së PD.

“Po humbi, se po të kishte fituar do i jepja dorën dhe do i thoja bravo, do mbyllja gojën”, shtoi kryetari i PD-së së Kukësit, ndërsa teksa ai fliste Lulzim Basha mbërriti me makinë në seli, duke “e shpërfillur” totalisht protestën që ndodhte në hyrje.

Ndërkohë, një grua që qëndron përherë në oborrin e selisë së PD, e cila edhe më herët është përplasur me Ibsen Elezin kur ai fliste për mediat, i ka shkuar përsëri dhe ka tentuar t’i prish deklaratën.

Demokratja: Do e bëjmë nëj dialog bashkë. Ne jemi blu në veri e jug.

O Ibsen Kukësi ka fitu plot, ka fitu blu.

Ibsen Elezi: E shikoni ça bëjnë këta. Unë vij këtu, këta marrin dhe fusin atë. Do thoni ju vjen vet, jo mor jo e fusin këto.

Më tej, Ibsen Elezi shtoi se demokratët që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës do të mbledhin dhe firma në mënyrë demonstrative.  “Firmat ne do ti mbledhim në mënyrë demonstrative, për të treguar që ka revoltë brenda demokratëve dhe ja ku i ke”, shtoi ai.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img