Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Ibsen Elezi konferencë nga selia e PD: Të përjashtohen Albana Vokshi e Enno Bozdo! Sfidon Belind Këlliçin të largohet nga politika

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ibsen Elezi, kandidat zyrtar përballë Sali Berishës për kryetarin e PD, ka mbajtur një konferencë nga selia blu dhe ka kërkuar përjashtimin e Albana Vokshit dhe Enno Bozdos nga komisionet për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.

“Ndryshe nga modeli i Rithemelimit, që i përafron modelit Basha dhe ka figura të diskredituara në opinion, unë ju ofroj një model që jep shpresë për të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera Elezi, teksa prezantoi platformën e tij në garën për kryetar.

Ibsen Elezi nxori një dokument që sipas tij provonte se Vokshi, Bozdo dhe Kçlliçi janë përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet për kryetar të PD në vitin 2021.  Ai kishte tre kërkesa për Komisionin që menaxhon garën në Partinë Demokratike:

  • Largimin e Albana Vokshit dhe Enno Bozdo, si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave. Më 13 qershor dhe 17 korrikut 2021.
  • Shtyrjen e datës së zgjedhjeve me 14 ditë, për shkak të pamjaftueshmërisë me 10 ditë. Duhen të paktën 7 takime në ditë.
  • Takime të përbashkëta para anëtarësisë.

“Doja tregoja një procesverbal të manipulimit të votave më 13 qershor, ku anëtarë janë Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Se edhe Belindi ka ngritur pretendimin se është akuzuar edhe në publik, se edhe po i doli një dokument do ndërpresë karrierën politike. Ky është një dokument që e vërteton”, u shpreh Ibsen Elezi.

Kandidati për kryetar të PD akuzoi dhe “Foltoren” e Sali Berishës se ka bërë akt tradhtie ndaj Kuvendit të 11 Dhjetorit. Ai thotë se premtimet e Foltores për vendosjen e debatit, transparencë, funksionimin institucional, vendosjen e meritokracisë në parti u shkelën.

“Situata e rëndë e krijuar në Partinë Demokratike para dhe pas 11 Dhjetorit, si rrjedhojë e mos funksionimit të forumeve të saj, shkeljes së parimeve dhe rregullave bazë. Rastet publike të paprecedentë, manipulimi i votave kanë krijuar një rrënim të imazhit publik dhe kanë çuar në shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Kuvendi i 11 Dhjetorit ishte një shprehje e vullnetit të demokratëve për rrëzimin e Bashës dhe ndërtimin e një modeli të ri mbështetur në parimet demokratike dhe kthimin e PD në një parti të parimeve konservatore.

Konstatoj me keqardhje se premtimet e Foltores për vendosjen e debatit, transparencë funksionimin institucional, vendosjen e meritokracisë u shkelën duke shkaktuar një akt tradhtie ndaj 11 Dhjetorit dhe demokratëve që i besuan. Kandidimin e tim e shoh si një detyrim për tu përballur me këto fenomene negative që po na rrënojnë çdo ditë”, shtoi Ibsen Elezi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img