Hapësire reklamuese

Politikë

Ibsen Elezi bën deklaratën e FORTË: Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve për arsye personale! Drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën e rëndë brenda partisë

Shkruar nga Newsbomb
Ibsen Elezi bën deklaratën e FORTË: Basha shpejtoi ditën e

Ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar zgjedhjet  brenda PD për kryetarin e partisë, të cilat do të mbahen më 13 qershor. 

Në fjalën e tij sot në një emision televiziv, ai u shpreh se Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve brenda partisë për arsye personale, teksa shtoi se të bësh fushatë për 17 ditë është thuajse një mision i pamundur.

Ai theksoi se drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën, edhe pse gjendja sipas tij është e rëndë.

“Ndodhi një situatë absurde. Ndërsa ne kërkuam garë të ndershme, kërkuam afat kohor, kërkuam konkurencë të ndershme, donim atë proces zgjedhor që çon deri tek dita e votimit. Basha tha në fillim se nuk kemi kohë që të merremi me zgjedhje, por do merremi me vjedhjen e zgjedhjeve. Procesin zgjedhor e bëri Basha 17 ditë. Të bësh fushatë për 17 ditë në të gjitha bashkitë është e pamundur. Nuk ka data fikse, shqetësuese është periudha e shkurtër, të lë pak kohë si kandidat. Drejtimi i PD është i kapur. Drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën, edhe pse gjendja është e rëndë. Reagimi duhet të ishte i madh, anëtarësia reagon, por drejtuesit jo. Ne duam që në fushatë të fitojë ideja dhe jo individi. Linjën si do zhvillohen ngjarjet e ka përcaktuar Basha. Anëtarësia shprehet se Rama po qeveris në mënyrë skandaloze dhe prapë fiton. Basha ka gënjyer anëtarësinë në mënyrë të vazhdueshme, me aksionet politike të dështuara. Kur ti dështon në çdo iniciativë, i bie që ndoshta e bën me kast, që të humbë”, u shpreh Elezi në “Real Story”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.