Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ibrahim Lici u arrestua në shtëpinë e shokut në Stamboll, ja çfarë u gjet në banesë

Shkruar nga Newsbomb
Ibrahim Lici u arrestua në shtëpinë e shokut në Stamboll, ja

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i të shumëkërkuarit, Ibrahim Lici në Turqi, i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës.

Bëhet me dije se momentin që është arrrestuar nga policia turke, Lici ka qenë në banesën e një miku të tij që jetonte në Stamboll.

Gazetarja Klodiana Lala për “Neës24” raporton se në banesë janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, 50 fishekë dhe një dokument i falsifikuar belg.

Ibrahim Lici u arrestua më 15 shkurt në Stamboll, pasi akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të Licit.

Prej muajit Maj 2021, Lici rezulton të jetë shpallur në kërkim nga policia, si i autor i dyshuar i vrasjes së Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën “Livadhe” në Shkodër.

Akuzat ndaj tij u ngritën pas dëshmisë së 15 vjeçarit, Ergys Malja. Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”. Sipas 15-vjeçarit, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë i mituri Ergys Malja, ka treguar se është larguar me vrap duke mundur të shpëtojë.

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës së mitur, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie.

Lici nga arratia ka mohuar të gjitha akuzat, madje ai ka pretenduar e ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e shokëve dhe një vajze. Ibrahim Lici ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

30 vjeçari, djali i ish-këshilltarit të Bashkisë së Shkodrës, Mustafa Licit, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.

Ai po ashtu është cilësuar nga Policia Shqiptare si një ndër personat më të rrezikshëm dhe muaj më parë qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim, pasi foto dhe të dhënat e tij janë bërë publike. Ibrahim Lici njihet dhe me nofkën “Fantazma”, shkruan newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese