Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ibrahim Lici nuk është arrestuar, flet nga liria: Nuk kam lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, fotot tregojnë jetën time në Turqi

Shkruar nga Newsbomb
Ibrahim Lici nuk është arrestuar, flet nga liria: Nuk kam lidhje me

Ibrahim Lici, i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për disa krime të kryera në Shkodër, ka reaguar pas lajmit se është arrestuar nga autoritetet në Stamboll, Turqi.

Për mediat Lici ka hedhur poshtë këto lajme, duke bërë me dije se ai është në gjendje të lirë  dhe duke theksuar më tej se nuk ka lidhje me ekzekutimiin e Endri Mustafës në maj të 2021.

30 vjeçari u shpreh se për vrasjen e Mustafës ka dorëzuar kamerat e sigurisë në prokurori dhe se ishte shpallur në kërkim për tu marrë në pyetje.

"Jam i lirë nuk jam arrestuar. Për vrasjen e Mustafës dorëzova kamerat e sigurisë në Prokurori. Kam qenë në Tiranë në momentin që ka ndodhur krimi. Jam shpallur në kërkim për tu marrë në pyetje", teksa më tej ka shtuar se nuk  ka patur asnjëherë konflikt me vëllezërit Bilali në Shkodër.

30 vjeçari, djali i Mustafa Licit, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.

Ai po ashtu është cilësuar nga Policia Shqiptare si një ndër personat më të rrezikshëm dhe muaj më parë qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim, pasi foto dhe të dhënat e tij janë bërë publike. Ibrahim Lici njihet dhe me nofkën “Fantazma”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu