Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ia “numëroi” Ramës një e nga një taksat e gazetares, ky është ekonomisti që do të udhëheqë listën e Nismës Thurje në qarkun e Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cd9003f515b80ae7578f75d1e4408631

Pano Soko do të jetë kryesuesi i listës së Nismës Thurje për qarkun e Tiranës, ku do të synojë mandatin e deputetit me partinë që merr pjesë për herë të parë në zgjedhje.

Ekonomist në profesion, Pano Soko është një nga themeluesit e “Nismës Thurje”, ndërsa njihet edhe si kritik i qeverisë.

Kujtojmë se Pano Soko përmes një video-mesazhi i shpjegoi kryeministrit Rama se sa para paguan gazetarja Marsela Karapanco, e cila u zu ngushtë nga Rama kur u pyet se sa lekë i mbaheshin për taksa.

“Në këto zgjedhje do të kandidoj në siglën e Nisma Thurje në qarkun e Tiranës. Dhe ka vetëm një arsye. E ndjej si detyrim ndaj tim biri që të bëj maksimumin që t’i lë atij dhe brezit të tij një Shqipëri ndryshe.

Ne jemi një grup qytetarësh të lirë që kërkojmë një zë në vendimmarrje. Profesionistë të ndryshëm që kërkojmë që vendi ynë të shkojë nëpër një tjetër rrugë. Dhe e dimë që për ta bërë të mundur atë që kërkojmë duhet të angazhohemi vetë. Nuk mund të presim ta bëjë dikush tjetër.

Ata që na mbështesin janë me qindra mijëra në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë të jetë më peng i 5-6 individëve që pasi na vjedhin, na thonë jeni të varfër.

Jo nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur!

Nëse dhe ti e beson që jemi të vjedhur, në 25 Prill voto Nisma Thurje!

#Bashkohu dhe ti me ekipin e Thurjes. Më shkruaj këtu në FB, në Instagram, apo kontakto në faqen e Thurjes.

Bëhu pjesë e ndryshimit! Mos prit që të tjerët të bëjnë për ty, atë që ti vetë duhet të bësh për veten”, shkruan Soko.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img