Hapësire reklamuese

Politikë

“Ia ka vënë minat partisë”, Bujar Nishani: Basha s’po dëmton vetëm partinë, por gjithë Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
“Ia ka vënë minat partisë”, Bujar Nishani: Basha

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar edhe një herë me kritika të forta ndaj kreut të PD, Luzim Basha, pas përjashtimit nga PD të Sali Berishës.

Ai shkruan se Basha nuk po dëmton vetëm PD, por po dëmton rëëndë Shqipërinë. Sipas tij Lulzim Basha i ka vënë minat Partisë.

“L. Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike.  Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L. Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar.

Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ? Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s’ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë !

Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste. L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës.

Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal.  Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria. ??” shkruan Nishani në postimin e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll