Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Ia bleva një politikani”, makina ku u ndalua Endrit Dokle me shokët në pronësi të një bullgareje, ja çfarë deklaroi ajo në polici

Shkruar nga Newsbomb
“Ia bleva një politikani”, makina ku u ndalua Endrit Dokle me

Tre javë më parë Endrit Dokle, Fatjon Murati dhe Endrit Reçi u ndaluan në Tiranë, teksa ishin duke udhëtuar me një mjet.

Fatjon Murati u arrestua pasi ishte i shapllur në kërkim, ndërsa Endrit Dokle dhe Endrit Reçi u lanë të lirë një ditë më pas pasi nuk kishte një akuzë ndaj tyre.

Më 8 tetor të 2022, u sekuestrua edhe makina tip “Benz” S600 me targa CB6166TE, me të cilin udhëtonin personat në fjalë. Ky mjet është në pronësi të një shtetase bullgare, e cila në polici ka thënë se makinën e ka lëshuar në bazë të një kontrate dhe se të gjitha dokumentet janë të rregullta.

Ajo ndër të tjera ka treguar se makinën e ka blerë nga një politikan gjerman, i cili mjetin e kishte nxjerrë në shitje.

Edhe pse kanë kaluar tre javë nga momenti i ndalimit, makina ende sot ndodhet në policinë e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese