Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

I zuri vendin Hashim Thaçit, kush është Memli Krasniqi që u zgjodh kryetar i PDK-së

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi ka marrë besimin e delgatëve për të drejtuar këtë forcë politike, e cila është themeluar nga ish-presidenti Hashim Thaçi, shkruajnë mediet në Kosovë.

Kush është Memli Krasniqi?

Ai ka të mbaruar studimet e larta në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, dhe në  vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

Gjithashtu ai është marrë me muzikë dhe projekte të ndryshme muzikore për një kohë të gjatë.

Memli Krasniqi ka dy herë ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe ministër i Bujqësisë. Ai ishte edhe Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, në periudhën kohore 2017-2019.

Më shumë

spot_img
spot_img