Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

I zhdukur prej disa ditësh, shefi i antidorgës në Ulqin dyshohet i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike (DETAJE TË REJA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me zhdukjen e shefit shqiptarë të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin, Rudolf Dofi Elezović, i cili prej 6 ditësh rezulton i zhdukur.

Hetuesit po kontrollojnë nëse ish-shefi i Departamentit të Sigurisë së Ulqinit, Rudollf Elezovic, i cili humbi të gjitha gjurmët një javë më parë, u largua nga Mali i Zi në mënyrë të paligjshme dhe përfundoi në Shqipëri, në mënyrë që të shmangte marrjen në pyetje nga një prokuror special si pjesë e një zbulimi kundër një grup kriminal i dyshuar për trafik droge. 

Bëhet me dije se Elezovic mund të jetë fshehur vetë, pasi dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës prej 1.5 ton marijuanë, të cilët u kapën pak kohë më parë në kuadër të operacionit “Kurthi”.

Mësohet se një nga të arrestuarit, tashmë i marrë si dëshmitar i mbrojtjes ka nxjerrë emrin e Elezovic si i përfshirë në trafikun e dorgës dhe cfarë mudn të ketë bërë që ai të fshihet.

Por një pistë tjetër ku po bëhen hetimet është edhe zhdukja e tij nga persona të lidhur me krimin.

Sakaq, polumbarët e Malit të zi kanë nisur kërkimet përgjatë lumit Buna.

Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton neësbomb.al. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Më shumë

spot_img
spot_img