Hapësire reklamuese

Aktualitet

I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë

Shkruar nga Newsbomb
I zhdukur prej 3 javësh, gjendet i pajetë i moshuari në

Një 87-vjeçar është gjetur mëngjesin e sotëm pa shenja jete në një tokë arë në lagjen nr.17 në Korçë.

Policia bën me dije se i moshuari Fari Halili, rezultonte i zhdukur që prej datës 18 dhjetor të muajit të kaluar.

Në trupin e të moshuarit nuk janë konstatura shenja dhune. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë.

Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023.

Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese