Ditën e sotme mazhoranca dhe opozita bashkuan votat, ku 118 deputetë votuan pro zgjatjes së mandatit për organet e Vettingut deri në vitin 2024.
Në lidhje me këtë vendim të miratuar nga Kuvendi, gazetari Flamur Vezaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reguar kundër këtij vendimi duke thënë se mazhoranca dhe opozita u bashkuan dhe ndryshuan përsëri Kushtetutën për rrogat e anëtarëve të KPK-së.
Sipas Vezajt sot i zgjatën mandatin komisionerëve të cilët bëjnë pazare dhe ankimojnë vendimet me porosi dhe atyre personave që bëjnë pushime në hotelet e personave që janë marrë me trafiqe të nddryshme.
Postimi i plotë:
KPK-ista e Komisioner, keni lene nam, por vazhdoni edhe dy vite!
##
Mazhoranca dhe opozita u bene bashke qe ti japin rrogen edhe dy vite te tjera anetareve te KPK-se e komisionereve te partise! Pra per rrogat e ketyre, u bene bashke dhe ndryshuan perseri Kushtetuten!
Po kujt ja zgjatet mandatin:
Atyre qe i zgjodhet vet duke mos respektuar edhe kriteret e perzgjedhjes!
Atyre qe kane probleme te theksuara ne pasurine e tyre!
Atyre qe kane perfituar prona ne menyre te paligjshme!
Atyre qe dalin te lidhur direkt/indirekt me persona me precedent te theksuara kriminal!
Atyre qe nuk guxuan te largojne nga sistemi asnje ish-sigurims te shtetit!
Atyre qe ia paguajne pushimet dhe seminaret ne hotele luks ose persona me precedent kriminal!
Atyre qe bejne pushime ne hotelet e personave qe jane marr me trafiqe te ndryshme!
Atyre qe kane mesateren e shkolles 6.5 dhe ne mungese te theksuara profesionale!
Atyre qe shumica prej tyre jane me diploma korespodence!
Atyre qe ne shume raste na zhgenjyen me vendimarrjen e tyre!
Atyre qe gjykuan me shume standarte sipas interesave te ndryshme!
Atyre qe nuk mbajne presionin dhe kerkojne ndihme nga nderkombetaret!
Atyre qe ndonjehere nderkombetaret (qe nuk njohin ligjin shqiptare) I diktojne vendimet!
Atyre qe kaluan njerez me probleme financiare, profesionale apo edhe integritetin!
Atyre qe mbyllen syt e kaluan persona te lidhur me individe apo familjare te denuar per vepra te renda!
Atyre qe kaluan nipin e anetarit te “Bandes se Lushnjes”!
Atyre qe kaluan motren e shoqeruesit te pilotit Italian Riformato ne inspektimit e zones ku do ulte avionin!
Etj etj
Apo i zgjatet mandatin komisionereve ish/anetar te kabinetit te ministrave te mazhorances! Komisionereve qe vendosin te ankimojne vetem rastet kur ia kerkon partia ose nderkombetaret!
Komisionereve qe nuk ankimojne vendimet 2 me 1 por atyre qe kalojne me 3 vota!
Komisionereve qe bejne pazare dhe ankimojne vendimet vetem me porosi!
Komisionereve qe mbyllin syt e veshet per individe qe kane probleme te theksuara financiare, profesionale e morale!
Etj etj
Gjithesesi ti gezoni Por mos u ankoni pastaj per selektime ne vendimarrje sidomos ju te opozites qe ngelet duke u ankuar neper zyra nderkombetaresh!
#KLGJeKLPpoPromovojneVetenETyre#