Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

I zënë në kurth, prej ditësh mbytej nga laku, shpëtohet ariu i murrmë në Kukës (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ari i murrmë kishte tre ditë që përpiqej të shpëtonte nga laku që i kishte mbërthyer qafën.

Nga tentativat për të shpëtuar nga kurthi i njeriut atij i ishin krijuar plagë të rënda në trup, por që u mjekuan nga ekipet e shpëtimit të kafshëve dhe nga banorët e zonës.

Kjo specie është një specie e mbrojtur në nivel kombëtar e ndërkombëtar, ndaj organizatat për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të vërë para përgjegjësisë personat që rrezikojnë kafshët e egra përmes kurtheve që vendosin.

OPERACIONI PËR SHPËTIMIN E ARIUT NË KUKËS

Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AËRT, Four Paës Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për t’u liruar nga kurthi ku kishtë rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.

Ekipi ynë falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img