Hapësire reklamuese

Politikë

I zbulon Luçiano Boçi, këta janë dy emrat që mund të propozojë "Rithemelimi" për Presidentin e ri

Shkruar nga Newsbomb
I zbulon Luçiano Boçi, këta janë dy emrat që mund

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka zbuluar dy emrat që plotësojnë kriteret e vendosura nga Grupi i Rithemelimit të PD-së për Presidnetin e ri të vendit.

Ai tha në Abc se emrat që plotësojnë kriteret janë Dritan Demiraj dhe Neritan Ceka, teksa u shpreh se Presidenti i ri duhet të jetë një person publik por jo shumë politik.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Cila do të ishte figura e Presidentit që mund të kënaqte Rithemelimin, mund të na bëni një identikit?

Boçi: Identikiti është qenia e një figure publike jo shumë politike që ka shfaqur forcë karakteri në angazhimet publike dhe që ka integritet të plotë profesional, pse jo dhe intelektual. Të jetë një figurë e njohur në publik.

Xhafo: Kush do të ishte?

Boçi: Do të ishte një personalitet si Dritan Demiraj i propozuar nga Vatra, mund të ishte dhe Neritan Ceka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu