Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

I vuri zjarrin një sipërfaqe toke, arrestohet 49-vjeçari që dogji bimësinë në Durrës (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Artur Beqiri, banues në Durrës, ditën e djeshme në lagjen nr.15 Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Më shumë