Hapësire reklamuese

Aktualitet

I vuri tritol makinës së vëllait, gjykata lë në burg Alfred Debreshin

Shkruar nga Newsbomb
I vuri tritol makinës së vëllait, gjykata lë në burg

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alfred Debreshin, i cili akuzohet për vendosjen e tritolit në makinën e vëllait të tij minator dhe njëherazi ish-kandidat për deputet, Elton Debreshi.

29-vjeçari Debreshi u arrestua tre ditë më parë, pasi akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”.

Alfred Debreshi i vuri tritol makinës tip ”Benz” të vëllait të tij, ndërsa ishte e parkuar para shtëpisë së minatorit.

Më parë newsbomb.al raportoi nga burime te sigurta se organi i akuzës dhe Policia kanë dyshime të forta se dy vëllezërit Debreshi mund të kenë planifikuar bashkë skemën e vendosjes së tritolit në Mercedesin në pronësi të Elton Debreshit, që të dukej si një sulm për qëllime dashakeqe, meqë ky shtetas kandidoi si i pavarur në zgjedhje dhe u gjobit nga Policia me 50 milionë lekë.

LEXO EDHE:“M’ke çu n’burg o plak, na q*ve nënën”, vëllezërit japin dëshmin në Polici, DALIN përgjimet; Si Elton Debreshi dhe Alfredi ranë dakord për të dhënë të njëjtin version

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll